Salehi: Irani nuk ka detyrime përtej marrëveshjes bërthamore
Kryetari i agjencisë së energjisë atomike të Iranit, pas takimit që pati me drejtorin e përgjithshëm të ANEA ka thënë: Ne kemi detyrime mbi atë që është përcaktuar në protokollin shtesë dhe në traktatin NPT dhe që lidhen me marrëveshjen bërthamore dhe më shumë se kjo Irani nuk ka asnjë detyrim tjetër.
Ali Akbar Salehi, ditën e hënë në Vienë u takua me z. Jokia Amano drejtor i përgjithshëm i ANEA. Ai lidhur me takimin në fjalë tha: Amano është shprehur i kënaqur nga fakti që Irani ka zbatuar angazhimet dhe zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe Irani nga ana e tij është i kënaqur nga fakti se ANEA deri tani ka punuar pa mbajtur anën e askujt dhe pa politizuar çështjet. Në këtë takim kemi parashtruar projektet e agjencisë së energjisë atomike të Iranit për bashkëpunim më të mirë me ANEA dhe drejtori i përgjithshëm i kësaj agjencie ka shprehur gatishmërinë e tij për realizimin e këtyre projekteve. Salehi ndër të tjera shtoi se Jokia Amano në këtë takim ka raportuar mbi rezultatin e takimeve që i janë kushtuar marrëveshjes bërthamore. Në kuadër të sesionit të 61-të të konferencës publike të ANEA, ditën e hënë z. Ali Akbar Salehi kryetar i agjencisë së energjisë atomike të Iranit, u takua me Daniel Vergarerde drejtori i përgjithshëm i komisionit të energjisë atomike të Francës, si dhe me delegacionet nga Rusia dhe Kina. Në sesionin e 61-të të konferencës publike të ANEA, marrin pjesë përfaqësues nga 168 vende të botës.