Ruhani: Kur shkelen marrëveshjet, bota zhytet në kaos
(last modified Tue, 19 Sep 2017 18:08:35 GMT )
Shtator 19, 2017 20:08 Europe/Tirane
  • Ruhani: Kur shkelen marrëveshjet, bota zhytet në kaos

Presidenti iranian z. Hasan Ruhani deklaroi se shkelja e marrëveshjeve ndërkombëtare të arritura midis vendeve do të nxisë kaosin dhe do të shpjerë në përdorimin e forcës ushtarake në botë.

Ruhani i bëri komentet të martën duke iu adresuar një grup ekspertësh të politikës së jashtme amerikane në Nju Jork ku po merr pjesë në sesionin e 72-të vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. "Kur vendet punojnë së bashku për muaj me radhë dhe negociojnë çdo rresht dhe fjalë të tekstit të një marrëveshjeje dhe arrijnë një marrëveshje përfundimtare  që është ratifikuar edhe nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, do të thotë që të gjitha vendet që marrin pjesë në negociata janë  angazhuar për t’a zbatuar atë marrëveshje," tha presidenti iranian. Ai shtoi se nëse marrëveshjet ndërkombëtare duhet të shkelen për shkak se ato nuk i pëlqejnë një individi  , askush nuk do të kërkojë të gjejë një zgjidhje për çështjet globale përmes diplomacisë dhe "kjo do të thotë të ftojmë botën për kaos dhe për përdorimin e fuqisë ushtarake." Ruhani theksoi se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike në të gjitha raportet e saj ka vërtetuar përputhjen e Iranit me angazhimet e tij në marrëveshjen bërthamore. Presidenti iranian shprehu shpresën se asnjëra palë nuk do të shkelte marrëveshjen bërthamore, duke shtuar se në rast të tërheqjes së mundshme të SHBA nga marrëveshja, Irani do të marrë masat reciproke në kohën e duhur. Shefi i ekzekutivit iranian theksoi se nëse SHBA do të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore, do të forcohej uniteti i kombit iranian dhe e gjithë bota do të dëshmonte se kush po shkel një traktat ndërkombëtar.

 

Tags