Paralajmërimi i OKB-së rreth keqpërdorimin e mjeteve civile për qëllime terroriste
(last modified 2024-09-19T20:00:38+00:00 )
Shtator 19, 2024 22:00 Europe/Tirane
  • Paralajmërimi i OKB-së rreth keqpërdorimin e mjeteve civile për qëllime terroriste

Sahab - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, pas valës vdekjeprurëse të shpërthimeve terroriste në të gjithë Libanin që synuan pajisjet e komunikimit si pagerët, tha se pajisjet civile nuk duhet të kthehen në armë.

Ditën e martë (17 shtator) në një akt kriminal, regjimi sionist hodhi në erë një sërë aparatesh pager në Liban dhe si pasojë e këtyre shpërthimeve ranë dëshmorë 32 persona, mes tyre një vajzë e vogël dhe rreth 3000 të tjerë u plagosën në zona të ndryshme të Libanit, veçanërisht në Bejrut. Sipas IRNA, “Antonio Guterres”, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, duke iu referuar aktit kriminal të regjimit sionist në shpërthimin e pajisjeve pager në Liban, shtoi se ky akt terrorist është një shenjë e rrezikut serioz të përshkallëzimit të tensionit në Liban. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, në një mesazh në rrjetin social X shkroi se, metoda e papërgjegjshme e përdorur në këtë sulm, për shkak të dëmit të pashmangshëm dhe të rëndë kolateral midis civilëve dhe pasojave të tij të gjera për të gjithë popullatën, duke përfshirë përhapja e frikës dhe panikut dhe rënien e sistemit spitalor libanez për shkak të numrit të madh të të plagosurve në këtë sulm masiv, është e papranueshme.

Tags