Bankat iraniane dhe austriake nënshkruajnë kontratë me vlerë 1 miliard euro
(last modified Thu, 21 Sep 2017 16:28:20 GMT )
Shtator 21, 2017 18:28 Europe/Tirane
  • Bankat iraniane dhe austriake nënshkruajnë kontratë me vlerë 1 miliard euro

Një kontratë me vlerë një miliard euro është nënshkruar të enjten midis 14 bankave iraniane dhe bankës austriake Oberbank.

Kjo është kontrata e parë për mbështetjen financiare për bankat iraniane me bankat evropiane pas zbatimit të Planit të Përbashkët të Veprimit. Sipas një raporti të Bankës Qendrore të Iranit, kontrata është nënshkruar në Austri, në prani të zëvendësguvernatorit të BQI për çështjet e jashtme, Ahmed Arakchi dhe anëtarëve të bordit të  drejtorëve të bankave iraniane dhe të drejtuesve të Oberbank. Oberbank është një bankë rajonale në zemër të Evropës. Sipas kontratës, bankat austriake do të ndajnë burime financiare për zhvillimin e projekteve urbane të sektorëve publikë apo privatë, të cilët kanë marrë autorizimin e nevojshëm në Iran. Kjo është kontrata e parë e përkrahjes financiare me bankat evropiane pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore, pas kontratave me bankat e Koresë së Jugut për 8 miliardë euro dhe me bankat e Kinës, që arriti një total prej 35 miliardë dollarë.

 

Tags