Gjeneral Sulejmani: Shumë shpejt do të shpallet fundi i jetës së ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i59663-gjeneral_sulejmani_shumë_shpejt_do_të_shpallet_fundi_i_jetës_së_isis
Komandanti i brigadës Kods në gardën revolucionare Sepah të Iranit ka thënë se në më pak se 3 muaj do të shpallet fundi i jetës së ISIS dhe i nisjes së festës së fitores në rajon.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 22, 2017 04:23 Europe/Tirane
  • Gjeneral Sulejmani: Shumë shpejt do të shpallet fundi i jetës së ISIS

Komandanti i brigadës Kods në gardën revolucionare Sepah të Iranit ka thënë se në më pak se 3 muaj do të shpallet fundi i jetës së ISIS dhe i nisjes së festës së fitores në rajon.

Kasem Sulejmani, në një fjalim të mbajtur në qytetin Langerud të provincës Gilan në veri të Iranit, foli mbi goditjet e fuqishme që i janë dhënë grupit terrorist ISIS në rajon sidomos në Irak dhe në Siri dhe tha se sipas parashikimeve të deritanishme, në më pak se 3 muaj do të shpallet fundi i jetës dhe pushtetit të ISIS. Komandanti i forcave Kods të  gardës revolucionare Sepah ndër të tjera tha: Ne vazhdimisht do t’i japim goditje dërrmuese gjëndrës kanceroze ISIS të krijuar nga Amerika dhe regjimi sionist dhe festa e çlirimit do të organizohet në të gjithë Iranin islamik dhe në të gjithë rajonin. Asnjë komb apo qeveri përveç Irakut, Sirisë, Libanit dhe luftëtarët e rezistencës nuk mund të pretendojë për çrrënjosjen e ISIS sepse ato qeveri të cilat vetë e kanë krijuar grupin terrorist ISIS dhe e kanë mbështetur këtë grup, nuk mund të pretendojnë se kanë shkatërruar ISIS-in. Një prej arsyeve pse u kemi ardhur në ndihmë popullit të Irakut dhe Sirisë është se diplomacia dhe asnjë element diplomatik nuk mund të përdoret për zgjidhjen e këtij problemi.