Velajati: Rruga drejt sigurisë, pavarësisë dhe përparimit të Iranit do të vazhdojë
(last modified Fri, 22 Sep 2017 15:04:00 GMT )
Shtator 22, 2017 17:04 Europe/Tirane
  • Velajati: Rruga drejt sigurisë, pavarësisë dhe përparimit të Iranit do të vazhdojë

Këshilltari i liderit suprem për çështjet ndërkombëtare ka thënë: Pavarësisht nga të gjitha armiqësitë dhe komplotet, rruga drejt sigurisë, stabilitetit, pavarësisë dhe përparimit të Iranit do të vazhdojë.

Ali Akbar Velajati, këshilltar i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik për çështjet ndërkombëtare të premten, ka thënë se fjalimi i Donald Trump në AP të OKB tregoi për dështimin e Amerikës kundrejt Republikës Islamike të Iranit dhe një shembull i armiqësisë dhe komploteve të armiqve të Republikës Islamike të Iranit. Donald Trump në fjalimin e tij në AP të OKB, marrëveshjen bërthamore e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe të sikletshme për Amerikën dhe pretendoi se Irani mbështet terrorizmin. Ali Akbar Velajeti, ditën e mërkurë në një intervistë të tij tha se Donald Trump me të tilla deklarata është munduar të përkrahë aleatët e Amerikës në rajon dhe shtoi se fjalimi i Trump jo vetëm është burim sikleti për botën, por edhe populli amerikan turpërohet nga të tilla fjalë të presidentit amerikan. “ Nëse Amerika synon të shkelë marrëveshjen bërthamore, për Iranin është shumë e lehtë kthimi në të kaluarën dhe Amerika kurrë nuk mund të kërcënojë Iranin”, ka thënë në fjalën e tij Ali Akbar Velajeti këshilltar i liderit suprem për çështjet ndërkombëtare. Ai pasi vuri në dukje se grupi ISIS dhe Al Kaida janë krijuar nga Amerika, shtoi: Me të tilla veprime Uashingtoni nuk mund të akuzojë Iranin se mbështet terrorizmin, ndërkohë që Teherani do të vazhdojë progresin e tij raketor në fushën e mbrojtjes.

 

Tags