Velajati: Për Iranin, të gjitha opsionet janë mbi tryezë
(last modified Tue, 10 Oct 2017 11:34:03 GMT )
Tetor 10, 2017 13:34 Europe/Tirane
  • Velajati: Për Iranin, të gjitha opsionet janë mbi tryezë

Anëtari i komisionit mbikëqyrës mbi zbatimin e marrëveshjes bërthamore në Iran deklaroi se sot (të martën) pasdite mbahet mbledhje e komisionit mbikëqyrës mbi zbatimin e marrëveshjes bërthamore.

Ali Akbar Velajeti, anëtar i komisionit mbikëqyrës të zbatimit të marrëveshjes bërthamore në Iran, në një prononcim për media, tha se rezultatet e bisedimeve mes anëtarëve të komisionit mbikëqyrës, do të deklarohen pas kësaj mbledhje. Velajati gjithashtu në reagim ndaj qëndrimeve të fundit të presidentit amerikan në lidhje me marrëveshjen bërthamore, shtoi: “Për Iranin të gjitha opsionet janë mbi tryezë dhe pala tjetër duhet ta dijë se çfarëdo veprimi që të bëjë, do të ketë kundërpërgjigje nga ana e Iranit. Dhënia e kompetencave të Amerikës një personi të paparashikueshëm dhe të palogjikshëm në fjalë dhe në veprime, në fund të fundit është në dëm të vetë amerikanëve”. Velajati në lidhje me sanksionet e mundshme kundër Gardës Revolucionare të Iranit nga ana e Amerikës, deklaroi: “Amerikanët janë më të vegjël se sa që të mund të bëjnë diçka kundër Gardës Revolucionare të Iranit. Garda Revolucionare e Iranit është përfaqësuese të gjithë popullit të Iranit përball ambicieve të tepruara të Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme dhe padyshim se po të mos ishte mbështetje e kësaj strukture, sot në Siri dhe Irak do të sundonin terroristët e ISIS. Të gjithë qytetarët iranianë janë të bashkuar në mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit, sistemit të Republikës Islamike, të bindjeve islame dhe të identitetit iranian, ndërsa Garda Revolucionare e Iranit është simbol i kësaj rezistence”, tha ndër të tjera z. Ali Akbar Velajati.

Tags