Lideri i Revolucionit Islamik të Iranit: Amerika është komisionar i sionizmit ndërkombëtar
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Irani e cilësoi Amerikën si komisionar të sionizmit ndërkombëtar dhe theksoi se Amerika është krijuese e grupit terrorist ISIS dhe e lëvizjeve takfiriste dhe për këtë arsye zemërohet ndaj forcave të cilat luftojnë kundër ISIS.
Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, të mërkurën në mëngjes në takim me një grup të të rinjve elitë, deklaroi: "Ne arritëm t'i japim fund hegjemonisë së Amerikës dhe përveç kësaj, pavarësisht politikës armiqësore të Amerikës, kemi arritur të bëhemi më të fuqishëm dhe më të zhvilluar". Lideri suprem i Revolucionit Islamik duke thënë se i gjithë ky zhvillim është shënuar gjatë periudhës së sanksioneve, shtoi: "Sot Republika Islamike e Iranit ka arritur të prish planet komplotistë të Amerikës në Liban, Siri dhe Irak dhe të gjithë të jeni të sigurt se edhe kësaj radhe Amerika do të dështojë përball popullit të Iranit". Ai shtoi: "Shtetet evropiane kanë theksuar ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe kanë dënuar deklaratat e presidentit të Amerikës, ne mirëpresim këtë nivel të reagimit, mirëpo nuk mjafton që liderët evropianë të thonë "ai të mos e grisë marrëveshjen bërthamore", marrëveshja bërthamore është në favore të tyre". Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke iu drejtuar shteteve evropiane, theksoi: "Evropa duhet të qëndrojë përball veprimeve të Amerikës dhe shmanget nga ndërhyrja në çështjet mbrojtëse të Iranit dhe të mos harmonizohet me politikën e dhunshme të Amerikës". Lideri suprem i Revolucionit Islamik në vazhdim theksoi se marrëzia e presidentit të Amerikës, nuk duhet të bëhet shkak që ne të neglizhojmë intrigat e Amerikës dhe tha: "Derisa pala tjetër nuk e grisë marrëveshjen bërthamore, edhe ne nuk e grisim atë, mirëpo nëse ajo e grisë marrëveshjen bërthamore, atëherë ne do ta grimcojmë atë".