Gjeneral Ismaili: Armiku po i ndryshon vazhdimisht taktikat në përballjen me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61837-gjeneral_ismaili_armiku_po_i_ndryshon_vazhdimisht_taktikat_në_përballjen_me_iranin
Komandanti i bazës së mbrojtjes ajrore Khatam al-Anbia (savs), të ushtrisë iraniane, tha: "Armiku po i ndryshon vazhdimisht metodat e tij për të luftuar Republikën Islamike të Iranit".
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 24, 2017 20:12 Europe/Tirane
  • Gjeneral Ismaili: Armiku po i ndryshon vazhdimisht taktikat në përballjen me Iranin

Komandanti i bazës së mbrojtjes ajrore Khatam al-Anbia (savs), të ushtrisë iraniane, tha: "Armiku po i ndryshon vazhdimisht metodat e tij për të luftuar Republikën Islamike të Iranit".

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, gjeneral brigade Farzad Ismaili, komandant i bazës së mbrojtjes ajrore Khatam al-Anbia (savs), tha të martën se Republika Islamike duhet të jetë vigjilente dhe  e gatshme t'u përgjigjet komploteve të armiqve në të gjitha sferat kulturore, shoqërore dhe politike. Gjeneral brigade Farzad Ismaili shtoi: ”Metoda e arrogancës botërore, dhe veçanërisht e Shteteve të Bashkuara, është që së pari krijon një bazë ushtarake në një vend dhe pastaj lëviz në përputhje me interesat e veta dhe e kthen atë vend në një nga shtetet e veta dhe imponon një qeveri që garanton interesat amerikane”.