Regjisorja iraniane i kërkon presidentit Trump të shikojë filmin e saj
Narges Abiar, regjisore e filmi “ Fryma” në Iran, e cila sivjet do të marrë pjesë si përfaqësuese e Iranit për çmimi Oskar, ka ftuar presidentin amerikan Donald Trump të shikojë filmin e saj dhe të njihet me kulturën origjinale iraniane.
Narges Abiar, në një intervistë për agjencisë Reuters të lajmeve ka thënë: Filmi “ Fryma” mund të ndihmojë shoqërinë amerikane që të kuptojnë se iranianët përkundër asaj që pretendohet nga disa politikanë të Uashingtonit, nuk janë terroristë. Narges është e para regjisore iraniane e cila merr pjesë në ndarjen e çmimit Oskar, ka thënë: Trump përdor gjuhën e kërcënimit kundër Iranit, mirëpo ekziston pyetja se nëse ai shikon filmin “Fryma” përsëri do të vazhdojë me këtë ritëm? Filmi “ Fryma” parashtron ngjarjen e 4 fëmijëve iranianë.