Në Iran organizohet Dita Kombëtare e Luftës ndaj Arrogancës Botërore
(last modified Sat, 04 Nov 2017 05:27:17 GMT )
Nëntor 04, 2017 06:27 Europe/Tirane
  • Në Iran organizohet Dita Kombëtare e Luftës ndaj Arrogancës Botërore

Sot (e shtunë) është 13 Aban që përkon me 4 nëntor 2017, Dita Kombëtare e Luftës ndaj Arrogancës Botërore në Republikën Islamike të Iranit.

Në mbi 1 mijë qytete iraniane me rastin e 13 Abanit do të organizohen manifestime popullore, ku populli iranian do të shprehë vendosmërinë e tij për të vazhduar rezistencën kundër arrogancës botërore. 38 vite më parë në një ditë si kjo, studentët iranianë në një protestë kundër komploteve të panumërta të Amerikës kundër Revolucionit Islamik të Iranit, pushtuan ambasadën e Amerikës në Teheran që njihej si foleja e spiunazhit. Populli iranian në vitet pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit për ta përkujtuar këtë ditë, e emëroi atë "Dita kombëtare e luftës kundër arrogancës botërore" dhe për çdo vit organizon protesta të gjera për të manifestuar unitetin kombëtar dhe bashkimin islamik me sloganin "Pavarësi, liri, Republikë Islamike" dhe "Poshtë arroganca botërore". 13 Aban është një datë që kujton tre ngjarje të rëndësishme në tre periudha të ndjeshme të historisë së Revolucionit Islamik të Iranit në procesin e luftës kundër arrogancës botërore. Kjo datë në radhë të parë shënon përvjetorin e dëbimit të Imam Khomeinit (ra) nga Irani në Turqi, pastaj vrasjen masive të studentëve nga ana e regjimi mbretëror Pahlavi dhe lëvizjen revolucionare të studentëve iranianë për pushtimin e ambasadës së Amerikës si foleja e spiunazhit amerikan në Teheran nga studentët ndjekës të linjës së Imam Khomeinit (ra). Secila prej këtyre ngjarjeve konsiderohet kthesë e rëndësishme në procesin e luftës së popullit iranian kundër arrogancës botërore. Partitë dhe grupet e ndryshme politike të kanë lëshuar deklarata të ndara dhe kanë ftuar qytetarët iranianë për pjesëmarrje të gjerë në protestën e 13 Abanit.

 

Tags