Velajati: Teherani dhe Damasku do të forcojnë Frontin e Rezistencës
Këshilltari i Lartë i Lartë për Çështjet Ndërkombëtarei Liderit Suprem të Iranit tha të hënën se Irani dhe Siria janë të vendosur të forcojnë Frontin e Rezistencës në rajon duke u rezistuar regjimit sionist dhe aleatëve të tij.
Ali Akbar Velajati e bëri këtë deklaratë të hënën pas takimit të tij me Ministrin e Jashtëm sirian Valid Mualem në Damask. Duke folur për gazetarët, ai tha se bashkëpunimet midis Iranit dhe Sirisë në Frontin e Rezistencës janë parimore dhe themelore. “Bashkëpunimi i ngushtë midis Iranit dhe Sirisë ka siguruar Sirinë nga agresioni i të huajve dhe amerikanët dhe sionistët e kanë kuptuar se dominimi mbi kombin dhe qeverinë siriane ishte një iluzion i thjeshtë”, tha Velajati. “Çdo ditë ne jemi dëshmitarë të fitoreve të njëpasnjëshme të ushtrisë siriane dhe të popullit të saj dhe nuk ka dyshim se ata do të kapërcejnë të gjitha problemet e mëdha”, tha ai. “Irani dhe Siria janë shumë të koordinuara në trajtimin e zhvillimeve rajonale”, tha Velajati. Intensiteti i zhvillimeve në rajon është shumë i lartë dhe të dyja palët duhet të shkëmbejnë më shumë vizita në intervale të shkurtra për të ndarë pikëpamjet, shtoi zyrtari i lartë iranian. Ministri i Jashtëm sirian, nga ana e tij, u tha gazetarëve se marrëdhëniet e konsoliduara dhe strategjike midis Sirisë dhe Iranit janë të njohura për të gjithë. Damasku është krenar për praninë e Iranit në Frontin e Rezistencës, pasi ky vend është partner në fitoret e kombit dhe ushtrisë siriane, tha ministri i jashtëm sirian. Velajati mbërriti në Siri pas përfundimit të vizitës së tij në Liban.