Kasemi: Ka përfunduar periudha e spekulimeve dhe akuzave ndaj Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62391-kasemi_ka_përfunduar_periudha_e_spekulimeve_dhe_akuzave_ndaj_iranit
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka dënuar pretendimet dhe qëndrimet e pabaza dhe të pavlera të autoriteteve bahrejnase në lidhje me ndërhyrjen e Iranit në ngjarjen e shpërthimit të tubacionit të naftës së këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 12, 2017 10:10 Europe/Tirane
  • Kasemi: Ka përfunduar periudha e spekulimeve dhe akuzave ndaj Iranit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka dënuar pretendimet dhe qëndrimet e pabaza dhe të pavlera të autoriteteve bahrejnase në lidhje me ndërhyrjen e Iranit në ngjarjen e shpërthimit të tubacionit të naftës së këtij vendi.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sheik Khaled bin Ahmed Al Khalifa, ministri i punëve të jashtme të Bahrejnit, të shtunën pretendoi se ngjarja e shpërthimit të tubacionit të naftës së Bahrejnit ka qenë e lidhur me Iranit. Linja kryesore e tubacioneve të naftës së Bahrejnit të premten ka shpërthyer në qendër të këtij vendi duke u përfshirë në zjarr. Bahram Kasemi të dielën deklaroi: "E vetmja gjë që autoritetet e Bahrejnit e shqiptojnë pas çdo ngjarje që ndodhë në këtë ishull, është akuza ndaj Iranit. Ata duhet ta dinë se ka përfunduar periudha e këtij lloji të deklaratave dhe gënjeshtrave e akuzave fëmijërore. Irani gjithmonë stabilitetin dhe sigurinë e vendeve fqinjë të tij e konsideron stabilitet dhe siguri të vetën dhe respekton plotësisht këtë parim". Republika Islamike vazhdimisht ka theksuar se vendet e rajonit duke heq dorë nga qasja me plotë gabime, me plotë shpenzime dhe pa rezultat që është ndjekur gjatë viteve të kaluara, duhet të pranojnë realitetet e rajonit në mënyrë të drejtë dhe pa kurrfarë fanatizmi dhe kokëforcie.