Presidenti iranian dhe shefi ushtarak i Iranit, të mërkurën udhëtojnë në Rusi
Presidenti iranian Hasan Ruhani do të udhëtojë të mërkurën në Rusi për të marrë pjesë në bisedimet trepalëshe të presidentëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë lidhur me zhvillimet në Siri.
Parviz Ismaili, kreu i Departamentit të Informacionit të Zyrës Presidenciale të Iranit njoftoi se vizita e z. Ruhani në Rusi do të bëhet me ftesë zyrtare nga Presidenti rus Vladimir Putin. Takimi trepalësh Ruhani-Putin-Erdogan do të mbahet në resortin rus të Soçit në Detin e Zi. Gjatë qëndrimit të tij njëditor në Rusi, Presidenti Ruhani do të ketë edhe bisedime dypalëshe me homologët e tij rusë dhe turq. Ndërkohë, edhe Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, gjeneral Muhamed Bakeri do të udhëtojë të mërkurën në qytetin turistik të Soçit për të marrë pjesë në një takim trepalësh me homologët e tij turq dhe rusë. Shefat ushtarakë të Iranit, Turqisë dhe Rusisë gjithashtu do të diskutojë zhvillimet më të fundit në Siri, bashkëpunimin trepalësh në luftën kundër terrorizmit dhe mënyrat për të rritur bashkëpunimin trepalësh në sektorin e mbrojtjes.