Zv/kryetari i parlamentit iranian: ISIS mjet i Amerikës dhe regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62809-zv_kryetari_i_parlamentit_iranian_isis_mjet_i_amerikës_dhe_regjimit_sionist
Zv/kryetari i parlamentit islamik të Iranit deklaroi se grupi terrorist ISIS është një mjet që shfrytëzohet nga Amerika, regjimi sionist dhe Arabia saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 22, 2017 06:15 Europe/Tirane
  • Zv/kryetari i parlamentit iranian: ISIS mjet i Amerikës dhe regjimit sionist

Zv/kryetari i parlamentit islamik të Iranit deklaroi se grupi terrorist ISIS është një mjet që shfrytëzohet nga Amerika, regjimi sionist dhe Arabia saudite.

Ali Mutahari, pasi vuri në dukje se grupi terrorit ISIS është drejt shkatërrimit total, paralajmëroi mbi pasojat e prirjeve të llojit ISIS në vendet e rajonit. ISIS padyshim është mjet i Amerikës, regjimit sionist dhe fatkeqësisht i Arabisë saudite që kohët e fundit i është bashkuar Izraelit, tha në fjalën e tij z. Mutahari. Gjeneral Kasem Sulejmani, komandant i brigadës Kods të gardës revolucionare në një mesazh drejtuar liderit suprem Ajetollah Khamenei, njoftoi përfundimin e hegjemonisë së ISIS. Gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i brigadave Kods të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, të martën në këtë mesazh dërguar për Ajetollah Khamenei, ka deklaruar: "Unë si një ushtar me detyrë të marrë nga ju për këtë luftë, me përfundimin e operacioneve për çlirimin e qytetit Bu Qemal, kalanë e fundit të ISIS, me hedhjen poshtë të flamurit të këtij grupi amerikano-sionist dhe me ngritjen e flamurit të Sirisë, shpalli përfundimin e hegjemonisë së këtij grupi terrorist të mallkuar".