Ruhani: Siguria, stabiliteti dhe qëndrueshmëria e Afganistanit në interes të rajonit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62921-ruhani_siguria_stabiliteti_dhe_qëndrueshmëria_e_afganistanit_në_interes_të_rajonit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një bisedë telefonike me presidentin e Afganistanit deklaroi se Irani kërkon vendosjen e paqes, stabiliteti dhe sigurisë së qëndrueshme në Afganistan dhe shtoi se këto faktorë janë në interes të rajonit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 24, 2017 04:50 Europe/Tirane
  • Ruhani: Siguria, stabiliteti dhe qëndrueshmëria e Afganistanit në interes të rajonit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një bisedë telefonike me presidentin e Afganistanit deklaroi se Irani kërkon vendosjen e paqes, stabiliteti dhe sigurisë së qëndrueshme në Afganistan dhe shtoi se këto faktorë janë në interes të rajonit.

Të enjten, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Hasan Ruhani, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Ashraf Gani të Afganistanit ku shprehu keqardhjen për viktimat e sulmeve terroriste në Afganistan dhe shtoi se për fat të mirë qeveria e Kabulit ka mbajtur qëndrime inteligjente në ruajtjen e unitetit dhe neutralizimin e komploteve që kanë për qëllim përçarjen e rajonit. Presidenti iranian e cilësoi të domosdoshme përballjen me prodhimin dhe trafikun e lëndëve narkotike dhe shtoi se ky fenomen sot është bërë element zhdukës i brezave të rinj në rajon dhe në botë dhe për eliminimin e tij është i nevojshëm zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh. Ndër të tjera presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje bashkëpunimin ekonomik të Iranit dhe Afganistanit dhe tha se me zgjerimin e portit Çabahar dhe me realizimin e projektit të korridorit veri-jug niveli i shkëmbimeve tregtare dhe ekonomik të Iranit me vendet e rajonit dhe sidomos me Afganistanin do të shtohet akoma më shumë. Nga ana e tij presidenti Ashraf Gani shprehu keqardhjen për viktimat e tërmetit në provincën Kermanshah dhe theksoi se populli afgan dhe ai iranian janë vëllezër dhe pranë njëri tjetrit. Pasi theksoi forcimin e unitetit mes shiitëve dhe sunitëve, presidenti afgan deklaroi se kurrë nuk do të lejohet realizimi i planeve përçarëse të armikut.