Ministri i Jashtëm iranian viziton Armeninë
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif do të niset të martën për në Jerevan për të mbajtur bisedime kyçe me zyrtarë të lartë armenë për çështje me interes të ndërsjellë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, z. Behram Kasemi, tha të hënën se Zarif duke kryesuar një delegacion të nivelit të lartë politiko-ekonomik iranian, do të shkojë në Jerevan të martën në ftesën zyrtare të Ministrit të Jashtëm Armen, Eduard Nalbandian,. Ai shtoi se diplomati i lartë iranian është planifikuar të zhvillojë bisedime me homologun e tij armen, me presidentin Serzh Sarkisian dhe me kryeministrin Karen Karapetian. Palët do të shkëmbejnë mendime rreth mënyrave për të përmirësuar marrëdhëniet në fusha të ndryshme, tha zëdhënësi iranian. Ndërkohë, ambasadori iranian në Jerevan, Muhamed Kazem Saxhadi, tha se Zarif do të mbajë një fjalim në një takim ekonomik të tregtarëve, sipërmarrësve dhe aktivistëve ekonomikë të të dy vendeve. Pjesëmarrësit do të diskutojnë rrugët për forcimin e bashkëpunimit në sektorët e tregtisë dhe të ekonomisë, si dhe ndërmarrjet e përbashkëta.