Lasemi: Realiteti i disfatës së madhe të ISIS, i ka shqetësuar amerikanët
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se realiteti i disfatës së madhe të ISIS, ka shqetësuar në masë të madhe amerikanët.
Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, në reagim ndaj deklaratave anti-iraniane të Maike Pence, presidentit të Amerikës, deklaroi: "Përsëritja e jashtë masës e akuzave të funksionarëve amerikanë, tregojnë se ata ose me qëllim dhe me vetëdije mbi realitetin e disfatës së madhe të ISIS në Irak dhe Siri ose janë befasuar në masë të madhe nga disfata e këtij grupi terrorist dhe nga humbja e shumicës së territoreve të pushtuara nga ky grup në këto dy vendeve. Akuzimi i Iranit për mbështetje ndaj terrorizmit nga ana e autoriteteve amerikane po bëhet në kohën kur Irani gjithnjë sigurinë e rajonit e konsideron siguri të tij dhe për më shumë se pesë vite ka qëndruar përkrahë qeverive dhe popujve të Irakut dhe Sirisë në luftën kundër terrorizmit vetëm me qëllim që të ndihmojë sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Lindjes së Mesme. Prandaj askush nuk mund të anashkalojë rolin pozitiv të Iranit në luftën kundër grupit terrorist ISIS.