Zangene takohet me ministrat e naftës së Omanit dhe Irakut
(last modified Fri, 01 Dec 2017 13:09:21 GMT )
Dhjetor 01, 2017 14:09 Europe/Tirane
  • Zangene takohet me ministrat e naftës së Omanit dhe Irakut

Ministri i naftës së Iranit gjatë punimeve të takimit të OPEC në Vjenë të Austrisë, ka zhvilluar takime edhe ministrat e naftës të Omanit dhe Irakut ka nënshkruar kontratën për eksportin e gazit në Oman dhe marrëveshjen për “SUAP” të naftës së Kirkukut në veri të Irakut.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Bizhen Zangene të enjten gjatë punimeve të takimit të OPEC në Vjenë të Austrisë, pas nënshkrimit të këtyre kontratave me Omanin dhe Irakun, deklaroi: “Irani me nënshkrimin e këtyre kontratave ka vendosur lidhje strategjike në rajon”. Ministri i naftës së Iranit shtoi: “Kjo kontratë do të përshpejtojë projektin për eksportin e gazit të Iranit në Oman dhe gjatë muajit të ardhshëm të dy palët do të caktojnë ekipet e ekspertëve për të punuar në këtë drejtim në mënyrë që në prill të vitit 2018 me takimin e ministrave të naftës së të dy vendeve , të fillojë zbatimi i këtij projekti”.

Tags