Ruhani shkon në Çabahar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i63541-ruhani_shkon_në_Çabahar
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të shtunën në mbrëmje shkoi në qytetin e Çabahar si pjesë e programit të udhëtimit të tij në Provincën Sistan dhe Baluçistan  në jug të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 03, 2017 05:01 Europe/Tirane
  • Ruhani shkon në Çabahar

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të shtunën në mbrëmje shkoi në qytetin e Çabahar si pjesë e programit të udhëtimit të tij në Provincën Sistan dhe Baluçistan  në jug të Iranit.

Sipas IRNA, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit të shtunën në mëngjes në fazën e parë të vizitës së tij në provincën Sistan dhe Baluçistan arriti në qytetin Zabol ku mbajti një fjalim për një turmë njerëzish në qytetin e Zabolit. Hasan Ruhani ka planifikuar të qëndrojë në Çabahar për një vizitë njëditore, ku do të hapet faza e parë e rindërtimit të portit Shahid Beheshti të Çabaharit. Ceremonia e hapjes së fazës së parë të portit Shahid Beheshti Çabahar do të mbahet të dielën në praninë e zyrtarëve nga 27 vende. Porti Çabahar Iran për shkak të vendndodhjes strategjike u jep qasje në det të hapur  vendeve në Azinë Qendrore si (Afganistan, Turkmenistan, Uzbekistan, Taxhikistan, Kirgizistan dhe Kazakistan) dhe për këtë ka një rol tepër të rëndësishëm. Pjesëmarrja në seancën e këshillit administrativ të provincës Sistan dhe Baluçistan  dhe konferenca e shtypit me mediat provinciale, janë pjesë e  programit të Presidentit të Republikës Islamike të Iranit gjatë vizitës së tij në Çabahar.