Ruhani: Shtetet rajonale duhet të njohin interesat e njëri-tjetrit
Presidenti iranian z. Hasan Ruhani thotë se vendet në rajon duhet të njohin interesat e njëri-tjetrit dhe të zgjidhin problemet e tyre përmes dialogut pa ndërhyrjen e fuqive të jashtme.
"Ne besojmë se nëse ka një problem në rajon, ai problem mund të zgjidhet përmes negociatave dhe ne nuk kemi nevojë për armë dhe ndërhyrjen e fuqive botërore për t'a zgjidhur atë," tha Ruhani të dielën gjatë nisjes së një porti të ri strategjik në qytetin Chabahar. "Shtetet e rajonit duhet të njohin interesat e njëri-tjetrit. Fetë duhet t'a njohin njëri-tjetrin. Ne duhet të njohim popullin e rajonit dhe interesat e vendeve dhe të njohim grupet dhe kulturat etnike nën ombrellën e kulturave kombëtare të vendeve të rajonit", tha z. Ruhani. "Askush nuk mund të dëbohet nga një udhë në tjetrën me forcë, me zemërim, me slogan dhe me dhunë, nëse dikush mendon se feja e tij është më e mirë, duhet t'a tregojë atë në praktikë, jo me fjalë dhe në të njëjtën kohë të respektojë të tjerët", tha ai. Ruhani tha: "Ajo që ka rëndësi për ne është që të gjithë duhet të mendojmë për solidaritetin, bashkimin dhe interesat e rajonit".