Shefat e mbrojtjes së Iranit dhe Turqisë dënojnë vendimin e Trump
Ministrat e Mbrojtjes së Iranit dhe Turqisë kanë denoncuar si "një gabim të madh" një vendim të SHBA-së për të njohur Kudsin si "kryeqytet" i Izraelit.
Ministri iranian i Mbrojtjes, gjeneral brigade Amir Hatami dhe homologu i tij turk, Nurettin Canikli, zhvilluan një bisedë telefonike të martën për të diskutuar zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me marrëdhëniet reciproke dhe çështjet rajonale. Hatami tha se vendimi i Trump ishte në fakt për të kompensuar dështimet e përsëritura të politikave të Uashingtonit në rajon, veçanërisht shkatërrimin e ISIS-it në Irak dhe Siri, anulimi i referendumit për ndarjen e rajonit të Kurdistanit të Irakut, si dhe një vendim nga Kryeministri i Libanit Sa'ad al-Hariri për të anuluar dorëheqjen e tij, e cila u njoftua në Arabinë Saudite një muaj më parë. Nga ana e tij, Canikli theksoi qëndrimet e ngjashme midis Iranit dhe Turqisë dhe tha se zhvillimet e fundit kërkojnë bashkëpunim të mëtejshëm midis dy vendeve. Ai shtoi se "asnjë fuqi nuk mund të ndikojë negativisht në miqësinë dhe vëllazërinë mes dy kombeve". Ministri turk e kritikoi njoftimin e Trump për njohjen e Kudsit si "kryeqytet" izraelit dhe tha se "ky vendim nuk pranohet nga asnjë mysliman në botë".