Amir Abdulahjan: Me praninë e Amerikës në Siri, kurrë nuk arrihet paqja
Asistenti special i kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se vendosja e paqes në Siri me praninë e Amerikës në këtë vend, është e pamundur.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, asistenti special i kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit, deklaroi se prania ushtarake e Amerikës në Siri dhe sulmet e forcave amerikane kundër popullit sirian janë veprime kundër ligjeve ndërkombëtare dhe shtojnë ekstremizmin. Eric Pahun, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, të martën më 5 dhjetor ka deklaruar se ky vend do ta ruajë praninë e vetë ushtarake në Siri deri në çfarëdo kohe që të jetë e nevojshme. Aktualisht rreth 2000 trupa ushtarake amerikane janë në Siri, që shumica e tyre janë forca speciale dhe veprojnë në kuadër të mbështetjes së forcave demokratike të Sirisë si një koalicion. Mirëpo qeveria e Sirisë vazhdimisht ka theksuar se koalicioni i drejtuar nga Amerika vetëm po mbështet terroristët dhe po vret civilët sirianë.