Në Teheran manifestohet dita e përkujtimit të Mevlana Xhelaludin Muhamed Balkhi
Dita përkujtimore e Mevlanas, poetit të njohur gnostik iranian, manifestohet sot në Universitetin “Shahid Beheshti” në Teheran në një panair me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 14 vendeve në të cilat flitet gjuha persiane dhe në të cilat ekziston degë e veçantë për iranologji në universitete.
Said Muhamed Zad Akbari, drejtori i organizimit të manifestimit të pestë ndërkombëtar për përkujtimin e Mevlanas, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, tha se për çdo vit gjatë këtij manifestimi ndahen mirënjohje për personalitetet dhe studiuesit e Mevlanas, prandaj edhe këtë vit do të vlerësohet puna e studiuesve të Mevlanas. Zad Akbari shtoi: “Në këtë ceremoni që organizohet me titull “Az navaje naj deri në Nejnava” (Nga melodia e fyellit deri në Nejnava”, zhvillohen programe të ndryshme si recitimi i poezive dhe realizimi i programeve artistike përkatëse me mësimet e Mevlanas. Përfaqësuesit e vendeve të ndryshme si Taxhikistani, Uzbekistani, Turqia dhe Pakistani marrin pjesë në këtë manifestim. Në këtë manifestim janë ftuar të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Francës, Anglisë dhe Kanadasë”. Poeti i njohur iranian Mevlana Xhelaludin Muhamed Balkhi ka lindur më 6 rabiul-aval të vitit 604 h.xh. dhe ka vdekur më 5 xhemadi-thani të vitit 672 h.xh. në Konjë të Turqisë.