Ruhani: Qasja në informata, e drejtë themelore e qytetarëve
Presidenti i RII dr. Hasan Ruhani tha të martën se aksesi i lirë në informacione dhe në hapësirën kibernetike është një ndër të drejtat themelore të qytetarëve iranianë.
"Stabiliteti ekonomik, ndërveprimi në politikën e jashtme, plani i reformës së kujdesit shëndetësor dhe qasja në hapësirën kibernetike kanë qenë thelbi i aktiviteteve të qeverisë", tha Presidenti i RII dr. Hasan Ruhani, gjatë një fjalimi të tij në Konferencën e parë kombëtare mbi raportin e progresit dhe zgjidhjet për heqjen e pengesave për realizimin e Kartës për të Drejtat Civile. Ai deklaroi se zbatimi i plotë i Kartës për të Drejtat Civile është qëllimi i qeverisë së iraniane dhe shtoi: "Revolucioni ishte bërë në mënyrë që njerëzit të gëzonin të drejtat e tyre materiale, shpirtërore, individuale dhe sociale". "Unë urdhëroj Ministrin e Ekonomisë dhe Financave që menjëherë të publikojë shumën e buxhetit që ata i japin çdo organi", shtoi z. Ruhani. Presidenti iranian përsëriti se ndjenja për drejtësi dhe të drejtat e siguruara të qytetarëve janë bazë për paqen në shoqëri dhe shtoi: "Stabiliteti ekonomik, ndërveprimi në politikën e jashtme, plani i reformës shëndetësore dhe qasja në hapësirën kibernetike janë thelbi i aktiviteteve të qeverisë së RII".