Irani hedh poshtë deklaratat e ministrit të Jashtëm të Bahrejnit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i65079-irani_hedh_poshtë_deklaratat_e_ministrit_të_jashtëm_të_bahrejnit
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit të shtunën ka kritikuar postimet  e ashpra dhe të lira të ministrit të jashtëm të Bahrejnit për territoret e Iranit dhe qeverinë e tij.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 24, 2017 00:02 Europe/Tirane
  • Irani hedh poshtë deklaratat e ministrit të Jashtëm të Bahrejnit

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit të shtunën ka kritikuar postimet  e ashpra dhe të lira të ministrit të jashtëm të Bahrejnit për territoret e Iranit dhe qeverinë e tij.

Në një seri postimesh në Tweeter të enjten, ministri i Punëve të Jashtme të Bahrejnit, Khalid bin Ahmed Al Khalifah ngriti akuza të pabaza kundër Republikës Islamike të Iranit, dhe në njërin prej postimeve shkruante: "Irani është i përjetshëm, por Republika Islamike është e kalbur". "Jeni shumë të vegjël për të komentuar mbi një Iran dinjitoz, i cili mishëron një histori dhe civilizim të lashtë dhe të lavdishëm", tha Behram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, duke komentuar postimet anti-iraniane të Khalid bin Ahmed Al-Khalifa. "Me një popull origjinal dhe të kulturuar, toka e lashtë e Iranit gëzon një histori, qytetërim, kulturë dhe demokraci unike dhe është një nga vendet më të pavarura në rajon dhe gjithashtu një makth për sundimtarët e dëshpëruar të Bahrejnit dhe diktatorët e tjerë që nuk dinë asgjë, përveç shtypjes së kërkesave popullore dhe kryerjes së krimeve kundër popujve të tyre me mbështetjen e fuqive jashtërajonale ", tha z.Kasemi.