Analizohet projekti i ndërtimit të gazsjellësit Iran-Oman
Ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Oman në një takim me ministrin e naftës dhe të gazit të këtij vendi ka analizuar projektin e ndërtimit të gazsjellësit Iran-Oman.
Muhamed’reza Nuri Shahrudi, dje u takua me Muhamed bin Hamd Al Rumhi ministër i naftë dhe gazit të omanit, me të cilin diskutoi për mënyrën e ndërtimit të linjës së transportit të gazit nga Irani për në oman. Ambasadori iranian dhe ministri i naftës dhe gazit në oman theksuan domosdoshmërinë e përshpejtimit të punës për zbatimin e fazave ndërtuese të këtij gazsjellësi. Ambasadori iranian gjithashtu shprehu gatishmërinë e sektorit privat të Iranit për të investuar në projektin petrokimik Dukan të Omanit. Gazsjellësi i përbashkët pritet të transferojë në ditë 28.3 milion metër kub gaz për në Oman.