Presidenti Ruhani uron krishtlindjet
Hasan Ruhani, president i Republikës Islamike të Iranit me anë të një mesazhi ka uruar për krishtlindjet.
Në mesazhin e tij presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se hazreti Isa (as) është profet i Zotit që përcjell mesazhin e mëshirës, paqes dhe dashamirësisë dhe për këtë ai ka uruar të gjithë ndjekësit e feve hyjnore për ditëlindjen e hazretit Isa (as). Ditën e dielë në takimin e kabinetit qeveritar, presidenti Ruhani uroi jo vetëm të krishterët por edhe për myslimanët për ditëlindjen e këtij profeti të madh të Zotit. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit shpresoi se ndjekësit e feve hyjnore duke marrë mësim nga profetët e nderuar do të krijojnë një shoqëri më të mirë, siguri dhe progres dhe do të eliminojnë përçarjet dhe intrigat e armiqve të profetëve. Gjithashtu presidenti i Republikës Islamike të Iranit në mesazhe të ndara për homologët e tij anë e mbanë botës ka uruar për krishtlindjet dhe për festën e vitit të ri.