Presidenti iranian: Amerika s’ka të drejtë të shqetësohet për popullin iranian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i65743-presidenti_iranian_amerika_s’ka_të_drejtë_të_shqetësohet_për_popullin_iranian
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi: “Presidenti i Shteteve të Bashkuara, i cili disa muaj më parë e quajti popullin iranian një komb terrorist, nuk ka të drejtë të solidarizohet me popullin iranian”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 31, 2017 15:44 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian: Amerika s’ka të drejtë të shqetësohet për popullin iranian

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi: “Presidenti i Shteteve të Bashkuara, i cili disa muaj më parë e quajti popullin iranian një komb terrorist, nuk ka të drejtë të solidarizohet me popullin iranian”.

“Iranianët nuk kanë nevojë për simpatinë e keqdashësve të Iranit”, shtoi ai. Presidenti Hasan Ruhani tha se populli iranian gjithmonë e ka kuptuar situatën e ndjeshme të vendit të tij, të rajonit dhe të botës dhe ka vendosur në bazë të interesave të tij kombëtare. Presidenti Hasan Ruhani theksoi se populli iranian është krejtësisht i lirë të shprehë kritikat e veta ndaj qeverisë apo të protestojë lirisht, por në një mënyrë që do të çonte në përmirësimin e kushteve të vendit. “Qeveria nuk do të tolerojë një grup që dëshiron të shkatërrojë pronën publike, të cënojë rendin shoqëror ose të krijojë trazira në shoqëri”, tha Ruhani. Presidenti tha se qeveria iraniane dhe populli duhet të bashkohen për të zgjidhur problemet e vendit. Ruhani i bëri deklaratat të dielën gjatë adresimit në një seancë të kabinetit qeveritar pasi diskutoi mbi tubimet e fundit në shenjë proteste ndaj kushteve ekonomike në një numër qytetesh iraniane.