Kasemi: Trump të shmangë ndërhyrjet në punët e brendshme të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i65865-kasemi_trump_të_shmangë_ndërhyrjet_në_punët_e_brendshme_të_iranit
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të RII, duke denoncuar tonin ofendues të Donald Trump, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër popullit iranian, theksoi: "Trump duhet të ketë kujdes në fjalimet e tij dhe të shmangë ndërhyrjet në punët e brendshme të Iranit".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 02, 2018 10:54 Europe/Tirane
  • Kasemi: Trump të shmangë ndërhyrjet në punët e brendshme të Iranit

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të RII, duke denoncuar tonin ofendues të Donald Trump, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër popullit iranian, theksoi: "Trump duhet të ketë kujdes në fjalimet e tij dhe të shmangë ndërhyrjet në punët e brendshme të Iranit".

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Donald Trump i quajti të hënën iranianët "të uritur" në një postim të tij në Tuiter. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit z. Behram Kasemi duke reaguar ndaj kësaj deklarate të Trump, tha se presidenti amerikan duhet të ketë kujdes në fjalimet e tij dhe të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Iranit dhe të mos fyej popullin iranian, ndërsa shtoi se ky qëndrim i Donald Trump kundër Iranit nuk është diçka e re.  Kasemi shtoi: Trump kohët e fundit iranianët i ka quajtur popull terrorist dhe duke përdorur një emër të rremë për Gjirin Persik, ai nxiti ndjenjat kombëtare të iranianëve dhe i zemëroi ata në të gjithë botën, ndërsa tani me pretekstin e dhembshurisë ndaj tyre, i drejtohet atyre me fjalët si popull me kulturë dhe civilizim mijëra vjeçar dhe me ndikim në botë dhe padyshim se një deklarim i tillë do të ngjallë reagime nga iranianët e të gjithë botës. Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII deklaroi: Është mirë që Trump në Tuiterin e tij t'i kushtojë vëmendje vendeve të tjera si dhe çështjeve të brendshme të vendit të tij, të tilla si vrasjet dhe të shtënat me armë si dhe miliona njerëzve të pastrehë dhe të uritur në botë.