Zarif kritikon veprimtarinë e Donald Trump kundrejt popullit iranian
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka kritikuar veprimtarinë destruktive të presidentit amerikan kundrejt popullit irnuan.
Ditën e enjte në një mesazh në Twitter, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit z. Muhamed Xhavad Zarif deklaroi: Presidenti amerikan Donald Trump po përdor një metodë tepër të habitshme për të shprehur respektin e jashtëzakonshëm ndaj iranianëve. Ai kombin iranian e quan komb terrorist dhe pengon futjen e amerikanëve në Amerikë dhe kryen ofeza fëmijnore lidhur me Gjirin Persik dhe çka është më e rëndësishme mundohet të ndihmojë këtë popull duke e privuar atë nga interesat ekonomike të marrëveshjes bërthamore. Ditët e fundit Donald turmp në mesazhet e tij në Twitter ka ndërhyrë në punët e brendshme të Iranit duke mbështetur trazirat dhe elementët destruktivë. Ai më herët në një mesazh ofendues, kombin iranian e ka quajtur komb terrorist dhe tani mundohet të shprehë solidaritetin e tij me personat që marrin pjesë në trazirat e organizuara në Iran. Ai në një tjetër ofesë, kombin iranian e ka quajtur një komb të uritur që ka nevojë për mëshirë.