Mosadi pranon se ka spiunuar në Iran
Drejtori i agjencisë së spiunazhit të Izraelit, Mosad, ka pranuar se Mosadi po spiunon në Republikën Islamike të Iranit, duke shprehur edhe një herë mbështetjen e Tel Avivit për trazirat në Iran.
"Ne kemi sy, veshë dhe më shumë, madje edhe në Iran", tha Yossi Cohen në një konferencë të Ministrisë së Financave të Izraelit, njoftoi gazeta sioniste Times of Israel. Ai tha se "një bandë agjentësh" u përpoq të përfitonte nga "kufoma e neveritshme e trazirave në Iran", por u identifikuan dhe u arrestuan nga agjentët iranianë të zbulimit dhe sigurisë. "Qytetarët iranianë dolën për të demonstruar për shkak të situatës ekonomike", tha shefi i Mosadit. "Kjo ishte arsyeja që i nxori ata në rrugë. Nuk ka nevojë për shpresa të mëdha, edhe pse unë do të isha shumë i lumtur të shihja një revolucion social në Iran " tha ai, duke shtuar: ”Ndoshta kjo do të ndodhë në të ardhmen ". Pohimi i shefit të Mosadit vjen një javë pasi Prokurori i Përgjithshëm i Iranit Muhamed Xhafar Montazeri fajësoi Mosadin dhe Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) për orkestrimin e trazirave në Iran.