Gjermania, rrugë për të lehtësuar tregtinë ndërmjet Iranit dhe Bashkimit Evropian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i66927-gjermania_rrugë_për_të_lehtësuar_tregtinë_ndërmjet_iranit_dhe_bashkimit_evropian
Zv/ministri i energjisë i RII për çështje ndërkombëtare, ka thënë:  60 % e investimeve të BE në Iran, aktualisht janë duke u realizuar nga Gjermania.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 15, 2018 11:50 Europe/Tirane
  • Gjermania, rrugë për të lehtësuar tregtinë ndërmjet Iranit dhe Bashkimit Evropian

Zv/ministri i energjisë i RII për çështje ndërkombëtare, ka thënë:  60 % e investimeve të BE në Iran, aktualisht janë duke u realizuar nga Gjermania.

Alireza Daemi, të hënën, gjatë një takimi me kryetarin dhe anëtarët e Shoqatës Gjermane të Investitorëve në rajonin e Afrikës Veriore dhe Lindjen e Mesme (NOMOF) në Teheran, ka thënë: "Marrëdhëniet ekonomike midis Gjermanisë dhe Iranit kanë qenë të mira në vitet e fundit, në masën që mund të thuhet se eksportet e Iranit në Gjermani  përfshinë 25 % të të gjitha eksporteve iraniane në vendet e BE. Zëvendësministri i energjisë i Iranit për çështjet ndërkombëtare tha: "Gjatë viteve të fundit, kemi pasur bashkëpunim të mirë edhe në fushën e transferimit të teknologjisë dhe njohurive, dhe për fat të mirë, roli i Gjermanisë në këtë fushë ka qenë gjithmonë lehtësues dhe i suksesshëm". Zv/ministri i energjisë i RII për çështje ndërkombëtare ka thënë: "Gjatë viteve të fundit, kemi pasur bashkëpunim të mirë edhe në fushën e transferimit të teknologjisë dhe shkencës dhe për fat të mirë, roli i Gjermanisë në këtë fushë ka qenë gjithmonë lehtësues dhe i suksesshëm". Alireza Daemi deklaroi: "Irani dhe Gjermania kanë pasur bashkëpunim të mirë në fushën e çështjeve të ujit dhe çështjen e ndryshimeve klimatike në organizatat ndërkombëtare dhe këto partneritete duhet të forcohen edhe më shumë".