Gjermania, rrugë për të lehtësuar tregtinë ndërmjet Iranit dhe Bashkimit Evropian
Zv/ministri i energjisë i RII për çështje ndërkombëtare, ka thënë: 60 % e investimeve të BE në Iran, aktualisht janë duke u realizuar nga Gjermania.
Alireza Daemi, të hënën, gjatë një takimi me kryetarin dhe anëtarët e Shoqatës Gjermane të Investitorëve në rajonin e Afrikës Veriore dhe Lindjen e Mesme (NOMOF) në Teheran, ka thënë: "Marrëdhëniet ekonomike midis Gjermanisë dhe Iranit kanë qenë të mira në vitet e fundit, në masën që mund të thuhet se eksportet e Iranit në Gjermani përfshinë 25 % të të gjitha eksporteve iraniane në vendet e BE. Zëvendësministri i energjisë i Iranit për çështjet ndërkombëtare tha: "Gjatë viteve të fundit, kemi pasur bashkëpunim të mirë edhe në fushën e transferimit të teknologjisë dhe njohurive, dhe për fat të mirë, roli i Gjermanisë në këtë fushë ka qenë gjithmonë lehtësues dhe i suksesshëm". Zv/ministri i energjisë i RII për çështje ndërkombëtare ka thënë: "Gjatë viteve të fundit, kemi pasur bashkëpunim të mirë edhe në fushën e transferimit të teknologjisë dhe shkencës dhe për fat të mirë, roli i Gjermanisë në këtë fushë ka qenë gjithmonë lehtësues dhe i suksesshëm". Alireza Daemi deklaroi: "Irani dhe Gjermania kanë pasur bashkëpunim të mirë në fushën e çështjeve të ujit dhe çështjen e ndryshimeve klimatike në organizatat ndërkombëtare dhe këto partneritete duhet të forcohen edhe më shumë".