Ruhani: Irani kërkon një Irak të bashkuar
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit e vlerësoi të rëndësishme thyerjen e komplotit të armiqve për krijimin e përçarjeve mes popullit të Irakut dhe deklaroi se Irani gjithmonë kërkon një Irak të bashkuar dhe jo ndryshime në kufijtë gjeografik të rajonit.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të martën në takim me Salim Abdullah Al-Xhaburi, kryetarin e Parlamentit të Irakut, që u zhvillua në Teheran, deklaroi se populli i Iranit gjithmonë qëndron përkrah qeverisë dhe popullit të Irakut shpresoi që populli i Irakut me pjesëmarrje të gjerë në zgjedhjet e lira parlamentare, do të shënojë një fitore tjetër në çuarjen përpara të proceseve demokratike në këtë vend. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim vuri në dukje se sot bota islame po përballet me probleme dhe çështje të shumta dhe shtoi: "Nuk ka asnjë rrugë tjetër, përveç bashkëpunimit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit për zgjidhjen e këtyre problemeve, prandaj dialogu, bashkëmendimi dhe koordinimi i vendeve islame në nivele të ndryshme, duhet të jetë në qendër të politikave të vendeve islame". Nga ana e tij, Salim Al-Xhaburi, kryetari i Parlamentit të Irakut, në këtë takim tha se bota islame aktualisht po përballet me çështje shumë të dhimbshme dhe tragjike ndërkohë që e vetmja rrugë për tejkalimin e këtyre sfidave është bashkëpunimi konstruktiv mes vendeve islame për zgjidhjen e problemeve. Ai shtoi: "Irani në zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve të rajonit luan rol konstruktiv dhe pozitiv. Al-Xhaburi vuri në dukje fitoret e Irakut në luftën terrorizmit të cilat janë arritur me mbështetjen dhe ndihmën e Iranit dhe shtoi: "Bagdadi kërkon vazhdimin e ndihmave dhe mbështetjeve të Teheranit edhe në rrugën e stabilitetit dhe rindërtimit të Irakut".