Ruhani: Amerika po komploton ndaj integritetit territorial të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i67031-ruhani_amerika_po_komploton_ndaj_integritetit_territorial_të_sirisë
Presidenti i RII z. Hasan Ruhani dënoi praninë e forcave amerikane në Siri dhe tha se plani i ri i SHBA për Sirinë është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe është një komplot që rrezikon integritetin territorial dhe sigurinë e Sirisë dhe të rajonit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 16, 2018 14:09 Europe/Tirane
  • Ruhani: Amerika po komploton ndaj integritetit territorial të Sirisë

Presidenti i RII z. Hasan Ruhani dënoi praninë e forcave amerikane në Siri dhe tha se plani i ri i SHBA për Sirinë është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe është një komplot që rrezikon integritetin territorial dhe sigurinë e Sirisë dhe të rajonit.

Sipas Zyrës Presidenciale për Informim, Presidenti Ruhani në një takim me kryetarin e parlamentit sirian Hamuda Jusuf Sabagh, i shprehu atij urimet për fitoret e mëdha të qeverisë, ushtrisë dhe popullit sirian kundër terroristëve dhe çlirimin e qyteteve të rëndësishme dhe shtoi se lufta kundër terrorizmit nuk ka përfunduar plotësisht dhe ende ka nevojë për përpjekje serioze. Presidenti iranian tha se populli dhe qeveria iraniane kanë qenë gjithmonë pranë popullit dhe qeverisë siriane dhe shprehu shpresën se e ardhmja e Sirisë do të jetë në drejtim të prosperitetit dhe qetësisë. Ai tha se vazhdimi i luftës kundër terrorizmit dhe konfrontimi me ndërhyrjet e huaja janë çështje të rëndësishme për popullin sirian, duke shtuar se refugjatët sirianë duhet të kthehen në shtëpi sa më shpejt që të jetë e mundur dhe procesi i rindërtimit duhet të fillojë në Siri dhe në këtë aspekt, Irani qëndron pranë popullit dhe qeverisë siriane. Nga ana e tij, kryetari i parlamentit të Sirisë vlerësoi mbështetjen e popullit dhe të qeverisë iraniane për popullin sirian në rrugën e luftës kundër terrorizmit dhe bëri thirrje për vazhdimin e mbështetjes dhe ndihmës nga Irani gjatë periudhës së rindërtimit të Sirisë. Sabagh tha se Siria ka kërkuar zyrtarisht që forcat amerikane të largohen nga Siria, duke shtuar se Siria kurrë nuk do të pranojë praninë e këtyre forcave në territorin e saj.