Ruhani: Sionistët përfitojnë nga mosmarrëveshjet në Liban
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i67095-ruhani_sionistët_përfitojnë_nga_mosmarrëveshjet_në_liban
Presidenti i RII dr. Hasan Ruhani në një takim të mërkurën me kryetarin e parlamentit libanez, Nabih Berri, tha se qeveria dhe populli libanez mund të tejkalojnë komplotet e armiqve, duke shtuar se sionistët, padyshim, përfitojnë nga mbjellja e mosmarrëveshjeve në Liban.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 17, 2018 12:09 Europe/Tirane
  • Ruhani: Sionistët përfitojnë nga mosmarrëveshjet në Liban

Presidenti i RII dr. Hasan Ruhani në një takim të mërkurën me kryetarin e parlamentit libanez, Nabih Berri, tha se qeveria dhe populli libanez mund të tejkalojnë komplotet e armiqve, duke shtuar se sionistët, padyshim, përfitojnë nga mbjellja e mosmarrëveshjeve në Liban.

Presidenti i RII z. Hasan Ruhani tha se forcimi dhe konsolidimi i stabilitetit, zhvillimit dhe uniteti në Liban i bën iranianët të kënaqur. Sionistët kishin menduar se janë në gjendje të mbajnë terroristët e ISIS në rajon për një kohë të gjatë. Në muajt e fundit, natyra e vërtetë e disa shteteve rajonale u zbulua për vendet rajonale dhe botën, duke shtuar se në situata të tilla të vështira në rajon, ne duhet të rrisim konsultimet dhe bashkëpunimin e ndërsjellë për të kaluar këtë rrugë dhe për të kapërcyer problemet, shtoi z. Ruhani. Ai e konsideroi të nevojshëm zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, tregtare, politike, rajonale dhe ndërkombëtare midis Teheranit dhe Bejrutit dhe shtoi se qeveria dhe populli iranian do të qëndrojnë pranë popullit libanez në rezistencën kundër agresionit të regjimit sionist. Në ditët e sotme, shtetet islamike kanë më shumë përgjegjësi për problemet islame sesa më parë dhe duhet të rrisin ndërveprimet e tyre. "Ne gjithmonë shpresojmë për një të ardhme më të mirë në rajon dhe e dimë që me unitet, aleancë dhe xhihad mund të kalojmë kohë të vështira dhe të arrijmë qëllimet tona", tha presidenti iranian. Nabih Berri shpjegoi situatën e brendshme në Liban dhe vlerësoi mbështetjen e Iranit për rezistencën e popullit libanez dhe Hezbollahut të Libanit në luftën kundër armikut sionist. Sot ne dëshmojmë unitetin dhe mirëkuptimin e mirë në Liban, tha Berri, duke shtuar se Irani ka luajtur një rol pozitiv në zgjidhjen e krizave në vendet e rajonit. Nabih Berri gjithashtu e quajti qëndrimin e SHBA ndaj Kudsit të shenjtë si krijim tensioni për rajonin.