Letra e Hanieh drejtuar Liderit Suprem
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i67169-letra_e_hanieh_drejtuar_liderit_suprem
Kreu i zyrës politike të lëvizjes së rezistencës islamike palestineze Hamas i ka dërguar një letër Ajetollah Khamenei, liderit suprem të revolucionit islamik, ku shprehu falënderimet për mbështetjen e gjithanshme të liderit suprem ndaj lëvizjes së rezistencës islamike palestineze.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 19, 2018 05:24 Europe/Tirane
  • Letra e Hanieh drejtuar Liderit Suprem

Kreu i zyrës politike të lëvizjes së rezistencës islamike palestineze Hamas i ka dërguar një letër Ajetollah Khamenei, liderit suprem të revolucionit islamik, ku shprehu falënderimet për mbështetjen e gjithanshme të liderit suprem ndaj lëvizjes së rezistencës islamike palestineze.

Ismail Hanieh, në këtë letër ka thënë: I gjithë populli rezistent i Palestinës vlerëson shumë qëndrimet e palëkundura dhe të vlefshme të Republikës Islamike të Iranit kundrejt çështjes palestineze, Kodsit dhe në mbështetje të rezistencës popullore të Palestinës. Padyshim Irani me drejtimin e jashtëzakonshëm të liderit suprem të revolucionit islamik, luan rol vendimtar në forcimin e rezistencës dhe qëndresës së Palestinës. Irani gjithmonë ka qenë një busull për drejtimin e botës islame drejt çështjes  së Palestinës dhe në këtë mes Irani ka bërë përpjekje të shumta në shkallë rajonale dhe ndërkombëtare. Kjo bazohet në politikat e pandryshueshme të Republikës Islamike të Iranit të cilat pas fitores së revolucionit islamik dhe pas përkushtimit të veçantë të imam Khomeinit (ra), çështjen palestineze e bënë një çështje të paharrueshme. Me fitoren e revolucionit islamik, çështja e Kodsit dhe çlirimi i territoreve të pushtuara palestineze, u kthye në një prej politikave strategjie të Iranit, e cila deri më sot ka vazhduar në forma të ndryshme. Politika e palëkundur e imam Khomeinit (ra) në çështjen e Palestinës dhe të Kodsit, këtë çështje e ktheu në çështjen kryesore të botës islame, ndërsa në mesin e ummetit islam çështja palestineze u ngulit në mendjen e të gjithë myslimanëve. Emërimi I të premtes së fundit të muajit të bekuar të Ramazanit si dita e Kodsit, ishte një iniciativë inteligjente e Republikës Islamike të Iranit, ditë që për cdo vit mbledh me miliona myslimanë dhe popuj nga e gjithë bota për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj çështjes  palestineze. Ky veprim së bashku me mijëra veprime të tjera të Republikës Islamike të Iranit në 40 vitet e kaluara dhe deklaratat historike dhe inteligjente të liderit suprem rreth përkushtimit të botës islame në çështjen palestineze, e ka kthyer Iranin në mbështetësin e vetëm real të aspiratave të popullit palestinez. Qëndrimi i prerë i Iranit kundër vendimit të jashtëligjshëm të Donald Trump për njohjen e Kodsit si kryqet të regjimit sionist, tregoi politikën e vërtetë të Iranit i cili mbështetjen e Palestinës e konsideron përgjegjësi të tij. Në këtë kuadër lideri suprem i revolucionit islamik, në fjalimin e tij që mbajti në takimin me disa nga pjesëmarrësit në konferencën ndërkombëtare të parlamenteve islamike në Teheran, ka thënë: Padyshim Palestina është histori më vete dhe Kodsi është kryeqytet i saj dhe nuk ekziston asnjë mundësi për të tjetërsuar këtë realitet. Lideri suprem, veprimi e fundit të Amerikës kundrejt Kodsit e ka quajtur një gabim tepër të madh dhe ka thënë: Ata nuk do të mund të bëjnë këtë gjë dhe përpjekjet e tyre nuk do të sjellin rezultat. Deklarata e liderit suprem lidhur me çështjen më të rëndësishme të botës islame dhe veprimet e qeverisë Iraniane në mbështetje të çështjes  palestineze, ka eliminuar heshtjen përballë kësaj çështjeje tepër të rëndësishme. Qëllimi i këtij komploti ishte eliminimi i çështjes  palestineze si çështja kryesore e ummetit islam. Thirrja reale dhe me ndikim e Republikës Islamike të Iranit në mbështetje të palestinez, irritoi amerikanët dhe sionistët, të cilët pas kësaj nisën të ndërmarrin politika hakmarrëse ndaj Iranit në rajon. Kjo pikë është theksuar edhe në letrën e Ismail Hanieh dërguar liderit suprem të revolucionit islamik, ku ai thotë: Amerika dhe disa pushtetarë të dështuar, po mundohet t’i japin fund çështjes palestineze, me qëllim që ata liderë të cilët punojnë për kënaqësinë e Amerikës dhe të izraelit, të mund të krijojnë lidhje me regjimin sionist dhe për këtë ata mundohen të adresojnë armiqësitë kundër Iranit dhe të nxisin përçarjet mes shiitëve dhe sunitëve si dhe të devijojnë drejtimin e ummetit islam.