Irani dënon shpërthimin terrorist në Kabul
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i67793-irani_dënon_shpërthimin_terrorist_në_kabul
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit dënoi ashpër shpërthimin terrorist të së shtunës në Kabul, i cili vrau dhjetëra njerëz të pafajshëm.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 27, 2018 18:27 Europe/Tirane
  • Irani dënon shpërthimin terrorist në Kabul

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit dënoi ashpër shpërthimin terrorist të së shtunës në Kabul, i cili vrau dhjetëra njerëz të pafajshëm.

Behram Kasemi shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin me familjet e viktimave të këtij sulmi terrorist dhe shtoi: ”Republika Islamike e Iranit ka nënvizuar gjithmonë rëndësinë e luftimit të terrorizmit dhe ka treguar vendosmërinë e saj të fuqishme në këtë luftë”. "Ne besojmë se bashkëpunimi i sinqertë dhe serioz si  dhe konsultimet midis vendeve të rajonit janë e vetmja mënyrë për të luftuar fenomenin e shëmtuar të terrorizmit", shtoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit . Sot, një sulm terrorist me bombë ka vrarë të paktën 95 persona dhe ka lënë 158 të plagosur në qendër të kryeqytetit të Afganistanit. Terroristët kanë përdorur një ambulancë të mbushur me eksplozivë për të kryer sulmin. Zëdhënësi i talebanëve, Zabiullah Moxhahid mori përgjegjësinë për sulmin, i cili vjen një javë pasi terroristët sulmuan një hotel në Kabul.