Kremlini: Putin dhe Ruhani bisedojnë për Sirinë
Shkurt 06, 2018 08:44 Europe/Tirane
Kremlini ka njoftuar se është zhvilluar një bisedë telefonike midis presidentëve iranianë dhe rusë mbi çështjen e Sirisë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka biseduar me presidentin iranian Hasan Ruhani rreth zhvillimeve në Siri, transmeton agjencia e lajmeve Fars. Sipas Kremlinit, në bisedën telefonike midis Putin dhe Ruhani është diskutuar edhe në lidhje me rezultatet e takimit të Socit. Sipas këtij raporti, të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë për vazhdimin e punimeve në zhvillimin e formulës së Astanas në lidhje me Sirinë.
Tags