Gjeneral Sharif: Vëzhgohen akoma strategjitë dhe shtrirja gjeografike e ISIS
Zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Revolucionit Islamik të Iranit në lidhje me luftën kundër grupit terrorist ISIS në rajon, deklaroi se Garda e Revolucionit Islamik të Iranit vazhdimisht ka vëzhguar strategjitë dhe shtrirjen gjeografike të ISIS dhe ky vëzhgim po vazhdon akoma.
Gjeneral Ramazan Sharif, të shtunën në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, ka thënë: “Garda Revolucionare e Iranit ka njohja të mirë në lidhje me grupin terrorist ISIS dhe aktualisht është shpallur fundi i khalifatit të vetëshpallur të këtij grupi terrorist. Garda Revolucionare e Iranit ashtu si në gjashtë vitet e kaluara, në çështjen e konsultimeve ushtarake në Siri dhe Irak, përsëri ka arritur të neutralizojë komplotet e krijuesve të grupit terrorist ISIS dhe me padyshim do të parandalohet çfarëdo përpjekje për ringjalljen e grupit terrorist ISIS në rajonet rreth kufijve të Iranit. Ashtu siç ka thënë lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, dhuna dhe krimet e ISIS që po kryhen në Afganistan, përbëjnë një paralajmërim për të parandaluar ringjalljen e këtij grupi terrorist në këtë rajon gjeografik të botës”.