Irani hedh poshtë akuzat izraelite: “Tepër qesharake për tu marrë në konsideratë”
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i68835-irani_hedh_poshtë_akuzat_izraelite_tepër_qesharake_për_tu_marrë_në_konsideratë
Irani ka hedhur poshtë si pretendime "qesharake" nga regjimi izraelit se gjoja kishte perceptuar një dron iranian të nisur nga Siria, duke theksuar se prania ushtarake e Republikës Islamike në Siri është në përputhje me kërkesën e qeverisë "kushtetuese dhe legjitime" të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 10, 2018 14:02 Europe/Tirane
  • Irani hedh poshtë akuzat izraelite: “Tepër qesharake për tu marrë në konsideratë”

Irani ka hedhur poshtë si pretendime "qesharake" nga regjimi izraelit se gjoja kishte perceptuar një dron iranian të nisur nga Siria, duke theksuar se prania ushtarake e Republikës Islamike në Siri është në përputhje me kërkesën e qeverisë "kushtetuese dhe legjitime" të Sirisë.

 "Pretendimet për fluturimin e një droni iranian ... janë shumë absurde dhe qesharake për tu marrë në konsideratë, sepse Republika Islamike e Iranit ka prani këshilluese në Siri me kërkesë të qeverisë legjitime dhe kushtetuese të vendit", tha të shtunën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Behram Kasemi. "Qeveria dhe ushtria e Sirisë si një vend i pavarur dhe sovran kanë të drejtën legjitime për të mbrojtur integritetin territorial të vendit dhe për të kundërshtuar çdo lloj agresioni të huaj", shtoi ai. Zëdhënësi iranian theksoi se regjimi i paligjshëm izraelit nuk mund të mbulojë dot mizoritë dhe krimet e tij kundër popujve myslimanë në rajon duke luajtur lojën e viktimës dhe duke përhapur gënjeshtra. Ndërkohë, këshilltari i lartë në çështjet ndërkombëtare i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, tha se populli rezistent sirian nuk do të tolerojë kurrë agresionin e regjimit izraelit. Duke folur me gazetarët në Teheran, Ali Akbar Velajati shtoi se qeveria siriane dhe populli sirian kanë provuar se do të sakrifikojnë veten për të "mbrojtur integritetin territorial, sigurinë dhe pavarësinë e vendit ". Ai vuri në dukje se populli sirian arriti të fitojë në një "luftë ndërkombëtare", në të cilën më shumë se 80 vende morën pjesë duke dërguar terroristë dhe barbarë në Sirinë martire.