22 Bahmani (11 shkurt), Revolucioni Islamik, Pavarësia, Liria dhe Republika Islamike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i68865-22_bahmani_(11_shkurt)_revolucioni_islamik_pavarësia_liria_dhe_republika_islamike
Revolucioni Islamik i Iranit është futur në vitin e 40-të të tij. Ky revolucion me qëndresë përballë arrogancës së fuqive botërore, vazhdon rrugën e pavarësisë reale e cila është arritur duke u mbështetur tek vullneti i popullit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 11, 2018 09:31 Europe/Tirane

Revolucioni Islamik i Iranit është futur në vitin e 40-të të tij. Ky revolucion me qëndresë përballë arrogancës së fuqive botërore, vazhdon rrugën e pavarësisë reale e cila është arritur duke u mbështetur tek vullneti i popullit.

Sot kanë kaluar 39 vjet nga fitorja e madhe e revolucioni islamik dhe e krijimit të Republikës Islamike të Iranit. Republika Islamike e Iranit duke u mbështetur tek vullneti dhe uniteti i popullit ka arritur të ruajë pavarësinë dhe dinjitetin kombëtar përballë çdo komploti të armiqve. Armiqtë e Iranit gjatë gjithë viteve pas fitores së revolucioni islamik janë përpjekur që me fuqinë e butë dhe të fortë t’i kundërvihen Iranit në sektorin ushtarak dhe ekonomik. Mirëpo të gjitha këto presione nuk e kanë ulur aspak vlerën e revolucionit islamik. Kombi iranian pas fitores së revolucionit ka hedhur hapa të mëdha dhe në realitet ka neutralizuar dhe asgjësuar të gjitha intrigat dhe komplotet e armiqve. Vullneti i palëkundur i popullit iranian në mbrojtje të revolucionit është bërë shkak që armiqtë të përshkojnë një rrugë të gjatë armiqësie kundër Iranit por gjithmonë ka qenë populli i madh iranian ai që ka dalë fitues përballë armiqve, disfatë të cilën e kanë pohuar vetë armiqtë e Iranit. Shteti iranian gjatë gjithë këtyre viteve ka treguar se nëse kombi kërkon dinjitet, identitetit, siguri dhe interesa, duhet të bëjë qëndresë dhe sakrificë. Në fushën e dijes dhe shkencës, Irani sot zë një pozitë të veçantë në rritjen shkencore, vend që në periudhën e sanksioneve ka arritur suksese të konsiderueshme shkencore. Irani ka nivelin më të lartë të prodhimit të shkencës dhe në shkenca si prodhimi dhe shumëfishimi i qelizave staminale, në shkencën e klonimit, atë bërthamore dhe të prodhimit të radio-medikamenteve, si dhe në prodhimin e karburantit bërthamor, në prodhimin e produkteve bujqësore me teknologjinë nano, renditet ndër vendet e pakta në botë që posedojnë teknologji të re. Nga pikëpamja e analistëve sot Irani është vend më stabile se kurdoherë tjetër dhe armiqtë e Iranit nëse deri dje mundoheshin të mohonin realitetin e shtetit të Republikës Islamike të Iranit sot ata janë të detyruar të pohojnë faktin se realiteti i Iranit nuk mund të fshihet. Për këtë arsye 22 Bahmani nuk është vetëm përvjetori i fitores së Revolucionit Islamik për është tregues i faktit se sot Revolucioni islamik ndodhet në rrugën e ngritjes, zhvillimit, progresit, krenarisë dhe dinjitetit dhe pa u tërhequr qoftë edhe një grimcë nga vlerat dhe aspiratat e tij, ky revolucion vazhdon të zbatojë me përpikmëri vlerat dhe aspiratat e veta. Armiqtë e Republikës Islamike të Iranit përgjatë 39 viteve të kaluara kanë thurur komplote të ndryshme për të rrëzuar shtetin e Republikës Islamike të Iranit dhe për të ftohur njerëzit si dhe për të dëmtuar pavarësinë e kombit iranian. Mirëpo megjithë këto intriga dhe komplote armiqtë kurrë nuk kanë mundur të dëmtojë revolucionin dhe shtetin e Republikës Islamike të Iranit.