Gjeneral Sulejmani: Hakmarrja për Imad Moghnije është shkatërrimi i regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i69159-gjeneral_sulejmani_hakmarrja_për_imad_moghnije_është_shkatërrimi_i_regjimit_sionist
Komandanti i brigadave Kods të Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi se hakmarrja për Imad Moghnije nuk është hedhja e një rakete dhe vrasje e një personi, por hakmarrje e shumë Imadëve të tjerë të cilët janë martirizuar në Palestinë, Liban dhe Iran me komplotet e Izraelit, është shkatërrimi i plotë i regjimit fëmijëvrasës sionist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 15, 2018 11:23 Europe/Tirane
  • Gjeneral Sulejmani: Hakmarrja për Imad Moghnije është shkatërrimi i regjimit sionist

Komandanti i brigadave Kods të Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi se hakmarrja për Imad Moghnije nuk është hedhja e një rakete dhe vrasje e një personi, por hakmarrje e shumë Imadëve të tjerë të cilët janë martirizuar në Palestinë, Liban dhe Iran me komplotet e Izraelit, është shkatërrimi i plotë i regjimit fëmijëvrasës sionist.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Imad Moghnije i njohur me emrin "Haxh Ridvan", ka qenë një prej komandantëve ushtarak të Hezbullahut të Libanit i cili më 12 shkurt të vitit 2018 është martirizuar në Damask të Sirisë gjatë një operacioni terrorist të kryer nga agjentët e organizatës inteligjente të regjimit sionist. Gjeneral Kasem Sulejmani të enjten në ceremoninë përkujtimore me rastin e dhjetë vjetorit të martirizimit të Imad Moghnije në Teheran, deklaroi: "Sota Gaza dhe Libani janë qendra që prodhojnë frikë të përhershme për regjimin izraelit dhe çdo raketë që hedhet nga Palestina, në atë mund të vërehen gjurmët e gishtërinjve të Imad Moghnije. Imad Moghnije ka lidhur grupet palestineze me qendrën e Rezistencës, e ka bërë të fuqishëm Hamasin dhe e ka aktivizuar Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës dhe më këtë ide ka arritur ta shndërrojë Gazën në një kala të pamposhtur. Rruga e Imad Moghnije dhe e martirëve të tjerë të Libanit dhe Irakut do të vazhdojë dhe për çdo ditë do të zgjerohet më shumë vetëm për krenari të botës islame. Emri i Imad Moghnije krijon frikë të madhe për armiqtë dhe ishte shpresëdhënës për miqtë, prandaj martirizimi i këtij heroi të rezistencës e zhyti botën islame në një pikëllim të madh".