Hartohet projekt-marrëveshja e bashkëpunimit detar Iran-Irak
Zëvendës kreu i institutit të porteve dhe lundrimit në Iran njoftoi për hartimin e një projekt-marrëveshje për bashkëpunim detar mes Iranit dhe Irakut.
Hadi Hak’shenas ka thënë se Irani dhe Iraku pritet të nënshkruajnë 3 marrëveshje bashkëpunimit në sektorin detar kryesisht për operacionet e shpëtimit dhe rasteve emergjente, përballjen me ndotjen nga nafta dhe bashkëpunimin në porte dhe mjete lundrimi. Z. Hak’shenas përmendi vizitën e një delegacioni iranian që kryesohet nga ministri i industrisë minierave dhe tregtisë së Iranit në Irak dhe tha: Në takimet e palës iraniane me funksionarët irakianë, janë arritur akorde për bashkëpunim detar mes përfaqësuesve të institutit të porteve dhe lundrimit të Iranit dhe palës irakiane.