Analizimi i zhvillimeve të rajonit nga Lideri Suprem i Revolucionit Islamik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i71466-analizimi_i_zhvillimeve_të_rajonit_nga_lideri_suprem_i_revolucionit_islamik
Lideri suprem i Revolucionit Islamik në një takim me pelegrinët e heramit Razavi, ka analizuar zhvillimet rajonale dhe faktorët e nevojshëm për një ekonomi të fortë dhe të begatë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 22, 2018 03:38 Europe/Tirane
  • Analizimi i zhvillimeve të rajonit nga Lideri Suprem i Revolucionit Islamik

Lideri suprem i Revolucionit Islamik në një takim me pelegrinët e heramit Razavi, ka analizuar zhvillimet rajonale dhe faktorët e nevojshëm për një ekonomi të fortë dhe të begatë.

Ajetollah Khamenei pasi vuri në dukje forcimin dhe gjallërinë e revolucionit islamik pas 40 vite të fitores së tij dhe pas neutralizimit të komploteve të amerikanëve në rajon tha:  Irani ka arritur të pastrojë shumë pjesë të Lindjes së Mesme nga prania e terroristëve. Irani nuk ka kërkuar kurrë të ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve të tjera. Lideri suprem vuri në dukje se me këtë rol Irani arriti të neutralizojë dhe eliminojë planet e Amerikës në rajon dhe shtoi: Shtetet e Bashkuara krijuan grupe terroriste si ISIS në rajon, në një përpjekje për të larguar vëmendjen e opinionit publik botëror nga krimet e regjimit sionist. Shtetet e Bashkuara ose nuk duan, ose nuk mund të garantojnë sigurinë në Lindjen e Mesme. Lideri suprem duke shtjelluar shtresat e komploteve, përmendi pretendimet e Amerikës për gjoja rolin në shtypjen e ISIS dhe tha: Të tilla pretendime janë mashtrime pasi politika amerikane kërkon ruajtjen e ISIS dhe grupeve të ngjashme me të, por me kushtin që ata të jenë nën kontrollin e Amerikës. Mirëpo në këtë komplot Amerika nuk doli e suksesshme dhe shkaku i akuzave të Amerikës dhe disa aleatëve të saj evropianë të cilët sulmojnë politikat rajonale të rajonit, është pikërisht kjo. Rëndësia e këtij fjalimi bëhet akoma më e madhe në kushtet kur Amerika për të destabilizuar rajonin, mundohet të godasë Iranin. Në realitet Amerika nuk ka pasur asnjë synim për të shkatërruar ISIS dhe ajo nuk është në gjendje që të garantojë sigurinë e rajonit. Lideri suprem si shembull të qartë të kësaj pamundësi përmendi praninë 14 vjeçare të Amerikës në Afganistan, e cila jo vetëm që nuk solli siguri për popullin afgan, por kushtet e sigurisë i bëri edhe më të këqija. Është fakt se trazirat, konfliktet dhe luftërat e dekadave të fundit që ka përjetuar Azia Perëndimore, janë rezultat i planeve të drejtpërdrejta dhe tërthorazi të Amerikës. Noam Camski teoricien i njohur amerikan në një prej analizave të tij përmend objektivat ndërhyrëse të Amerikës dhe thotë: Amerika është shkaktare e shumë luftërave, tensioneve dhe konflikteve ndërkombëtare dhe është shkaktare e rrëzimit të shteteve me grushte shteti si grushti i shtetit të gushtit 1953 në Iran. Mirëpo kombi iranian përgjatë gjithë këtyre viteve, ka qenë i suksesshëm në përballje me komplotet amerikane. Ashtu siç vuri në dukje edhe lideri suprem i revolucionit islamik, Republika Islamike e Iranit  ka arritur të vendosë sigurinë në rajon dhe pas kësaj do të veprojë në të njëjtën formë. Në një pjesë tjetër të fjalimit të tij, lideri suprem theksoi faktorët e rëndësishëm të nevojshëm për një ekonomi të fortë dhe të begatë. Ashtu siç theksoi Ajetollah Khamenei, Irani është një vend me potenciale të larta nga aspekti i forcës punëtore, ekspertëve dhe burimeve energjetike, të cilët duke u mbështetur në kapacitete e tyre mund t’i japin shtysë hapave të progresit ekonomik përgjatë vitit të ri. Një pikat më të rëndësishme të theksuara nga lideri suprem, është harta e së ardhmes dhe domosdoshmëria e ruajtjes së vigjilencës në përballje me objektivat dashakeqe të Amerikës në rajon.