Irani shpreh mbështetjen për qeverinë irakiane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i71756-irani_shpreh_mbështetjen_për_qeverinë_irakiane
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Irak thekson se Teherani respekton zgjedhjet e 12 majit 2018 në Irak dhe do të mbështesë qeverinë që do të dalë nga këto zgjedhje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 26, 2018 04:42 Europe/Tirane
  • Irani shpreh mbështetjen për qeverinë irakiane

Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Irak thekson se Teherani respekton zgjedhjet e 12 majit 2018 në Irak dhe do të mbështesë qeverinë që do të dalë nga këto zgjedhje.

Iraxh Masxhedi, I pranishëm në simpoziumin intelektual në qendrën e dialogut Rafadin në Naxhaf, tha se të gjitha partitë politike të Irakut nga pikëpamja e Republikës Islamike të Iranit janë vëllezër të Iranit, i cili shpreson në organizimin e zgjedhjeve të lira dhe me një pjesëmarrje të gjerë për krijimin e një qeverie të fuqishme. Ambasadori iranian shpresoi se kombi irakian i bashkuar dhe unik me fuqinë e vetë dhe nën drejtimin e klerikëve të denjë fetarë, do të vazhdojë me sukses rrugën e progresit. Më tutje ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Irak, u është përgjigjur pyetjeve të parashtruara nga të pranishmit në këtë takim.