Shtohet bashkëpunimi shkencor mes Iranit dhe Gjermanisë
Zv/ministri i shkencave të Republikës Islamike të Iranit, njoftoi diplomimin e mbi 6 mijë studentëve iranianë në Gjermani dhe tha se bashkëpunimi shkencor mes Iranit dhe Gjermanisë do të zgjerohet edhe më shumë përgjatë vitit 2018.
Husein Salar Amoli, tha se Gjermania është një prej vendeve ku është përqendruar Irani në fushën e zgjerimit të bashkëpunimit arsimor dhe shkencor, bashkëpunim që ka nisur 4 vjet më parë dhe ecën me ritme të pëlqyeshme. Dërgimi i studentëve dhe i profesorëve për kurse afatshkurtra dhe prania e profesorëve gjermanë në Iran, hapja e instituteve për gjuhën perse në Gjermani dhe i instituteve për gjuhën gjermane në Iran, janë disa nga bashkëpunimet e rëndësishme të Iranit me Gjermaninë në fushën e shkencës dhe dijes.