Khoshro: Parandalimi i dobësimit të marrëveshjes bërthamore përgjegjësi e Bashkësisë Ndërkombëtare
(last modified Tue, 03 Apr 2018 07:07:18 GMT )
Prill 03, 2018 09:07 Europe/Tirane
  • Khoshro: Parandalimi i dobësimit të marrëveshjes bërthamore përgjegjësi e Bashkësisë Ndërkombëtare

Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB tha se parandalimi i dobësimit të marrëveshjes bërthamore është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë Bashkësisë Ndërkombëtare dhe shtoi se vazhdimi i procesit të zbatimit të kësaj marrëveshjeje pa parakusht dhe me besim të plotë varet nga angazhimi i palëve.

Golam’ali Khoshro, i pranishëm në takimin e komisionit për çarmatimin në Nju Jork përmendi 10 raportet e publikuara nga drejtori i përgjithshëm i ANEA dhe theksoi se Irani ka zbatuar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore në formë të plotë, mirëpo marrëveshja bërthamore nuk është e njëanshme dhe palët e tjera nënshkruese duhet ë zbatojnë angazhimet e tyre. Khoshro foli mbi politikat dhe veprimet destruktive dhe të papërgjegjshme të funksionarëve të Amerikës kundrejt procesit të zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe pasi i cilësoi amerikanët shkalës të zotimeve të tyre në marrëveshjen bërthamore, kërkoi nga Bashkësia ndërkombëtare të mos e lejojë Amerikën që të dobësojë marrëveshjen në fjalë. Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB lidhur me procesin e çarmatimit bërthamor, rikujtoi dy faktorë të rrezikshëm që janë rinovimi i armëve atomike nga vendet poseduese dhe gara e re e armatimeve bërthamore dhe tha: Duhen marrë masat e duhura për të parandaluar pasojat e kësaj rrjedhe që dëmtojnë paqen dhe sigurinë botërore. Takimi vjetor i komisionit për çarmatimin bërthamore do të vazhdojë për 3 javë në Nju Jork dhe në të do të analizohen zhvillimet më të fundit në procesin e çarmatimit, ndalimin e përhapjes dhe parandalimin e garës së armatimeve bërthamore.

Tags