Abdulahian: Dështimi i ISIS në Siri në kundërshtim me dëshirën e Amerikës
Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit tha se kërcënimi i fundit i SHBA ndaj Sirisë synon të ushtrojë presion për të transferuar negociatat siriane nga Astana dhe Soçi në Vjenë dhe Gjenevë me qëllim të interesave të Uashingtonit.
Husein Amir Abdulahian tha se Shtetet e Bashkuara nuk kishin ndonjë rezultat në luftën kundër ISIS dhe ka shtuar: "Amerikanët u përpoqën të shpëtonin udhëheqësit e ISIS, por ushtria siriane me mbështetje nga Irani, Hezbollahu dhe mbështetja ajrore ruse, arritën të mundin këtë grup terrorist. Ata e mundën ISIS dhe kjo ishte kundër dëshirës së Amerikës. Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit ka deklaruar" Amerikanët po synojnë që të zhvendosin negociatat nga Soci dhe Astana në Vjenë dhe Gjenevë, me qëllim arritjen e qëllimeve te tyre.